Publicistja Flaka Surroi, ka reaguar lidhur me gjuhën e vrazhëd të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, që kanë filluar ta përdorin para zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.
Surroi, ka kërkuar që të flitet për programe qeverisje, duke u shprehur e zhgënjyer me sharjet dhe ofendimet ndërmjet tyre.
“A bën bre veç me na folë për programe qeverisjeje? Na keni lodhë me sharje, ofendime, konspiracione, arrogancë e grykësi… Për 20 vjet supozohet se njeriu piqet edhe me trup edhe me mend. E kjo vlen si për atë që synon karrigen ashtu edhe për atë që zgjedh”, ka deklaruar ajo, përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”.