Policia e ka regjistruar si “sulm” rastin ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Policia e ka regjistruar si “sulm” rastin ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Përveç Prokurorisë së Shtetit, me hetime rreth përleshjet ndërmjet Molliqajt e Abazit po merret edhe Policia e Kosovës. Këta të fundit në një përgjigje për Express kanë deklaruar se rastin e kanë iniciuar si ‘sulm’.  E deklarata rreth gjithë ngjarjes Moliqaj i PSD’së, Abazi i VV’së e Hoti i PDK’së tashmë janë duke dhënë edhe para Prokurorisë së Shtetit.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, kemi  pranuar informatën lidhur me një incident (përleshje fizike), në Fushë Kosovë. Pasi që kanë përfunduar procedurat e nevojshme policore lidhur me ngjarjen në fjalë, është iniciuar rasti sulm”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Sipas policisë, pas intervistimit të personave të përfshirë në rast, Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në koordinim me prokurorinë përkatëse kane filluar një hetim dhe janë duke punuar për sqarimin te gjitha rrethanave qe lidhen me rastin, i cili me urdhër të prokurorit shkon në procedurë të rregullt.