Anton Quni: Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte 15000 ushtarë

Anton Quni: Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte 15000 ushtarë

Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se sipas të gjithë parametrave del se numri i ushtarëve dhe ushtarakëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kosovë ka qenë 15 mijë.

Quni në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini duke debatuar temën “Kush ka faj për veteranët?”, ka thënë se pjesëtarët e UÇK-së i janë nënshtruar një testi të KFOR-it që mat nivelin e inteligjencës, menjëherë pas lufte dhe se KFOR-i i ka shënimet se sa ushtarë kanë qenë.

Ndryshe në këtë emision është zhvilluar debat i ashpër për çështjen e veteranëve nga përfaqësuesit e katër partive politike, LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.