SH.K.A. Presheva sëbashku me grupin e valleve ''SHQIPONJAT'' kthehen prej festivalit ''NAKEM'' nga Bursa e Turqisë

Mbrëmë SHKA Presheva bashk me grupin e valleve SHQIPONJAT nga Bujanoci, u kthyen nga Bursa e Turqisë

Mbrëmë SHKA Presheva bashk me grupin e valleve SHQIPONJAT nga Bujanoci, u kthyen nga Bursa e Turqisë, ku për 7 ditë ishim pjesë e festivalit NAKEM edicioni i 14 që mbahet në Bursa të Turqisë me këngë dhe valle. 

Festivali nuk ishte garues por ishte festival i takimeve dhe prezentimit te vlerave kulturore te shteteve te Ballkanit nga të cilat morën pjesë : SHQIPËRIA, MAKEDONIA, BOSNJA, MALI I ZI, QIPRO, TURQIA, SERBIA etj . 

Ajo që na emocionoi pa masë, ishte takimi me shqiptarët tanë e që jetojnë atje, dhe që i gjeje kudo dhe në çdo qytet ose lagje te Bursës. Lotet ishin të papërmbajtur dhe mikpritja ishte shumë e madhe, gjigante nga ata. 

Na ftoi per drekë edhe kryetari i Bursës , takimi me 1 biznesmen-sponzor i këtij festivali dhe një ftesë e ngroht për drekë nga SHOQATA KULTURORE E KOSOVES BURSA në Bursa dhe kryetari i saj Rexhep Gyndyz...këto që po shihni janë vetëm disa nga fotot, ndërsa pasi ti kemi tubuar të gjitha do të publikojmë edhe të tjerat që kemi për të krijuar fotografinë e plotë të këtij festivali