Aksioni për pastrimin e botës shënohet edhe në Preshevë (VIDEO)

Aksioni për pastrimin e botës shënohet edhe në Preshevë

Në  kuadër të Ditës Botërore të Pastrimit, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim në bashkpunim me Let’s do it Kosova kanë organizuar  një aksion qytetar në Preshevë. Me dhjetra vullnetarë kryesisht nxënës të shkollave të mesme në Preshevë iu bashkuan nismës duke transmetuar mesazhin pozitiv ku të gjithë sëbashku mund të sjellim ndryshime të mëdha, raporton rtvaldi.com.

Ky aktivitet pas pastrimit në qytetin e Preshevës ka vazhduar edhe nëpër fshatrat Miratoc, Rahovicë dhe Raincë.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim edhe më tej ju bën thirrje qytetarëve që në mënyrë masive të marrin pjesë në aksione të tilla të pastrimit, në mënyrë që të largohen mbeturinat e shumta dhe të rritet vetëdija për mbrojtje të mjedisit.