Në 24-orët e fundit në Kosovë ndodhën 48 aksidente trafiku dhe u arrestuan 30 persona

Në 24-orët e fundit në Kosovë ndodhën 48 aksidente trafiku dhe u arrestuan 30 persona

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, 16 prej tyre me persona të lënduar kurse në 32 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës, thuhet se në 24-orët e fundit janë shqiptuar edhe 1 mijë e 552 tiketa trafiku.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe 3o persona, 17 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.