Haradinaj kujton demobilizimin e UÇK-së, e lidh me ushtrinë e sotshme

Haradinaj kujton demobilizimin e UÇK-së, e lidh me ushtrinë e sotshme

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar demobilizimin e UÇK-së në 20-vjetorin e kësaj ngjarje të shënuar, duke thënë se ky proces pashmangshëm solli formimin e ushtrisë.

Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se demobilizimi i UÇK-së, 20-vjet më parë, pashmangshëm çoi në themelimin gradual të ushtrisë së Kosovës, përmes një tranzicioni nga Trupat Mbrojtëse te FSK-ja, me mandat ligjor për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të vendit.

“Lufta e lavdishme e UÇK-së u dëshmua të jetë në shërbim të paqes dhe këtë rrugëtim do ta ndjekim gjithmonë për ta mbrojtur pragun e lirisë, aty ku e kërkojnë aleatët tanë, prirë nga Amerika. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës e nderim të përjetshëm luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Haradinaj.