Scott kryen misionin e tij në Serbi: Këto janë porositë që ia la Vucicit rreth Kosovës

Scott kryen misionin e tij në Serbi: Këto janë porositë që ia la Vucicit rreth Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott, gati se ka përfunduar misionin e tij në Serbi si ambasador, shërbim ky i suksesshëm nga ana e tij duke parë situatën dhe rrethanat në Ballkan.

Scott ka realizuar një takim sot me presidentin serb, Aleksandar Vucic ku një nga temat kryesore të takimit ka qenë arritja e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Ambasadori Scott ka thënë se as Beogradi dhe as Prishtina nuk përfitojnë asgjë nga ngecja aktuale e dialogut, dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje do të thoshte stabilitet më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka porositur Qeverinë e re që do të vjen pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovës se duhet ta heq taksën dhe t’i rikthehet tavolinës së bisedimeve me qëllim që të arrihet marrëveshja finale me Serbinë, kurse Vucicin e ka porositur që të ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Scott dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ranë dakord gjatë një takimi, se emërimi i Matthew Palmer si i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, tregon dëshirën e SHBA-së për të mbështetur dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Po ashtu Vucic është shprehur i gatshëm për një marrëveshje me Kosovën me anë të dialogut dhe bashkëpunimi e përkrahjes nga SHBA’të.