• E mërkurë / Jul-02 02:43
  • Kontakt

Presidenti çek flet përsëri për çnjohjen e Kosovës: Duhet përmirësuar gabimi i 2008-s

Presidenti çek flet përsëri për çnjohjen e Kosovës: Duhet përmirësuar gabimi i 2008-s

Presidenti çek, Milos Zeman, ka folur përsëri për iniciativën e tij për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

I ftuar në “TV Barandov”, Zeman ka thënë se propozimi i tij për tërheqje të njohjes do të diskutohet në takimin e Politikës së Jashtme Çeke që mbahet në tetor.

Zeman ka shkuar edhe më larg duke thënë se duhet të përmirësohen gabimet e 2008-s, kur Çekia e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

“Në këndvështrimin tim, duhet të përmirësohet gabimi i bërë nga Qeveria në 2008-n, ku nuk u respektua rezoluta e përfaqësuesve të Kuvendit të Çekisë, të cilët votuan kundër njohjes së Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, qeveria e udhëhequr atë kohë nga Mirek Topolanek, bëri një gabim që duhet të përmirësohet.

Kujtojmë se e gjithë çështja me çnjohjen e Kosovës nga Çekia nisi me vizitën e presidentit çek, Milos Zeman, në Beograd.

Tash e një kohë, kjo temë është aktuale në mediat serbe, çeke e kosovare.

MPJ-ja nuk ka pasur një reagim definitiv, mirëpo ka thënë se çështja e njohjes nga Çekia është temë e mbyllur.