Meta kërkon që qytetarët t’i kthehen normalitetit pas tërmeteve

Meta kërkon që qytetarët t’i kthehen normalitetit pas tërmeteve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas tërmeteve që ndodhën në disa qytete, ka kërkuar nga qytetarët që t’i kthehen jetës normale.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Meta ka publikuar një fotografi me qenin e tij, ku edhe bëri këtë apel te qytetarët, pas panikut që shkaktuan ditët e fundit lëkundjet e tokës.

Postimi i plotë i Metës pa ndërhyrje:

Mirëmëngjes të dashur miq,

Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona!

Ju uroj një javë të mbarë!.