Në ASHAK përurohet Vëllimi II i leksikonit: Vendbanimet e Kosovës

Në ASHAK përurohet Vëllimi II i leksikonit: Vendbanimet e Kosovës

Për miq, kolegë dhe studentë, 

Më 24 shtator 2019, në ora 11, në mjediset e Akademisë bëhet promovimi i Leksikonit të vendbanimeve, Vëllimi II, Vendbanimet rurale, A-LL, në 730 faqe. Vepra është kurorëzim i fazës së dytë të projektit afatmesëm të ASHAK me titull: Vendbanimet e Kosovës: tabloja fizike-hapësinore, demografike dhe funksionale të udhëhequr shkëlqyeshëm nga kryeredaktori Akademik Hivzi Islami bashkë me redaksinë. 

Për botimin do të flasin Sekretarja e Seksionit të Shkencave Shoqërore, profesoresha Justina-Shiroka-Pula, kryeredaktori akademik Hivzi Islami dhe recensenti akademik Anton K. Berishaj. 

Në hartimin e këtij botimi morën pjesë ekspertë dhe profesionistë të shkencave gjeohapësinore, sociologë, urbanistë, planerë, ekonomistë, demografë, historianë, etnologë, planerë etj. Përmban të dhëna, fakte dhe informacione  të rëndësishme nga terreni për dimensionin fizik-hapësinor, demografik, funksional, historik, kulturor, ekonomik, gjeopolitik etj.

 Botimi pa dyshim do të përmbushë një nevojë të kahershme për gjeoshkencat, shkencat sociale dhe opinionin e gjerë lexues dhe do të jetë një trashëgimi e madhe për shkencën dhe kulturën tonë. 

Ju mirëpresim!