Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, do të jenë pjesë e “Shkollave të shekullit XXI”

Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, do të jenë pjesë e “Shkollave të shekullit XXI”

Me mbështetje të Ambasadës britaneze në Beograd, nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, do të jenë pjesë e “Shkollave të shekullit XXI”

Nëpërmjet një shkrimi, shërbimi informativ i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka njoftuar se nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës do të jenë pjesë e “Shkollave të shekullit XXI”.
“Sot kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa mirëpriti Sekretaren e parë politike të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, znj.Chantel Care me bashkëpunëtorë.
Vështirësitë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në fushat të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ishin tema të diskutimit me zn.Care. U potencua rëndësia e mbështetjes së faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Vlenë të theksohet se znj. Care e falënderuam për mbështetjen dhe ndihmën nga Ambasada e Britanisë së Madhe.
Gjithashtu, u dakordua që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë “21st Century Schools”. Program që synon të pajisë nxënës të moshës 10-15 vjeç me aftësi inovative. Pajisen me pajisje mikro: bit – kompjuterë. Aftësi të tilla si zgjidhja e problemeve, të menduarit kritik, shkrim-leximi dixhital dhe inovacione” – thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të KKSH-së.
Kujtojmë se sekretarja e parë politike e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, zn.Chatel Care, po qëndron për vizitë në Luginë të Preshevës, ku ka takur përfaqësuesit shqiptarë të institucioneve lokale dhe asaj të KKSH-së.