Shqiprim Arifi dje e përqesh sot e uron Lëvizjen Vetëvendosje dhe z.Albin Kurti

Shqiprim Arifi dje e përqesh sot e uron Lëvizjen Vetëvendosje dhe z.Albin Kurti

Dje, Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, Nënkryetari i kësaj komune, Armend Aliu, Kryetari i Degës së Alternativës për Ndryshim – Dega Bujanoc, Arben Pajaziti dhe Shefi i Zyrës për të Rinj në Preshevë, Altin Boriçi qëndruan në Prishtinë për ta uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare Lëvizjen Vetëvendosje.

Mirëpo, deri sa VV ishte në opozitë, Kryetari Arifi dhe subjekti i ti politik nuk kishin qëndrime miqësore ndaj Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, sa që në një ligjeratë të Shqiprim Arifit në një Kolegj privat në Prishtinë pati deklaruar se “ Të rinjtë që të jenë më të hapur në politikë, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është shembull më i keq për këtë".

Sipas tij, ky subjekt politik është i mbyllur dhe përjashtues për ata që mendojnë ndryshe.