Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës që i bëri Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë, tha se prej 1 janarit të vitit 2018 asnjë doktor dhe asnjë specializant nuk do të mbetet pa punë, përderisa pacientët nuk do të paguajnë për barnat esenciale. Sipas Veselit, Klinika e Onkologjisë është shembull i punës së mirë të stafit mjekësor përkundër numrit të vogël të tyre, përderisa theksoi se do të përkujdesen që të sigurohet numër i mjaftueshëm doktorësh. Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli, shprehu përkrahjen e tij për këtë klinikë, ku tha se do të fokusohen të ndihmojnë maksimalisht atë he shëndetësinë në tërësi . Ndërsa drejtori i Onkologjisë, Ekrem Hyseni shprehi mirënjohje për mbështetjen e marrë nga Ministria e Shëndetësisë për mbulimin 100 përqind të listës esenciale të barnave.