Tërmeti: Nisin hetimet nga Prokuroria

Tërmeti: Nisin hetimet nga Prokuroria

Tërmeti në Shqipëri që ndodhi të martën e 26 nëntorit , la të vdekur 52 persona dhe shumë të tjerë të lënduar. Tërmeti ishte me shkallë 6.4 dhe është ndjerë edhe në Kosovë, por pa dëme në njerëz dhe objekte.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar kryesisht hetimet ne lidhje me situatën e krijuar nga fatkeqësia natyrore.

Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve të shpejta në drejtim të sqarimit të rrethanave konkrete, që kanë çuar në pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve.

Veprat penale që po hetohen janë ato të shpërdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet për organet që kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë dhënë në mbështetje të ligjit, si dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë.

Hetimet janë për ndërtim të paligjshëm, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm, neni 199/b i Kodit Penal.

Në lidhje me këtë hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka ngritur një grup hetimor. Ne vijim të veprimeve të kryera, i kërkohet informacion Bashkisë së Tiranës për banesat e evidentuara tashmë si të prekura nga tërmeti dhe të klasifikuara jo në kushtet e duhura për banim. I njëjti informacion i është kërkuar dhe strukturave të tjera shtetërore.