Promovohet libri i Faik Konica –

Në bibliotekën kombtare Pjetër Bogdani në kryeqytet është promovuar libri “Faik Konica

Në bibliotekën kombtare Pjetër Bogdani në kryeqytet është promovuar libri “Faik Konica-Dritëhijet e një diplomati” të autorit Agron Alibali, njofton Klan Kosova.

Aty u tha se libri është i bazuar në hulumtime e shumë dokumente të gjetura në SHBA e Shqipëri.

Profesori, Rrahman Paçarizi tha se autori duke sjellë copëza nga jeta e Faik Konicës e ka sjellë atë të plotë.

Sipas tij deri më tash është ditur shumë pak rreth diplomacisë së Konicës. Paçarizi tha se më në fund Konicës i është dhënë vendi i duhur në letërsi.

Vet autori tha se ka shkruar për një nga dijetarët më të mëdhenjë shiptar i cili ka lënë gjurmë të mëdha.

Ai ka shpjeguar detaje ato çka përmban libri ku është e sqaruar jeta e tij diplomatike.