Djuric: Këta politikanë të Kosovës e kanë ndërtuar karrierën mbi rrena

Djuric: Këta politikanë të Kosovës e kanë ndërtuar karrierën mbi rrena

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’, Marko Djuric, foli sot përsëri për vendimin e gjykatës për të dënuar zyrtarin e Listës Serbe, Ivan Todosijevic, për përhapje të urrejtjes e edhe sot vazhdoi me ofendime. Për dallim prej dje sot ofendoi disa prej kosovarëve, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Vlora Çitakun e Behxhet Pacollin.

Sipas Djuric që nuk po mund të përmbahet nga shprehja e fashizmit serb e reagoi sot përsëri e tha se politikanët kosovarë si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj. Vlora Çitaku e Behxhet Pacolli provojnë të arsyetojnë vendimin ndaj Ivan Todosijevic, pasi e gjithë karriera e tyre është ndërtuar mbi rrena.

Kështu u përgjigj Djuric reagimeve të ashpra të autoriteteve kosovare ndaj deklaratave të Presidentit Vucic që është i të njëjtit mendim me Ivan Todosijevic, që krimi në Reçak është shpikur më 1999’n.

Djuric e mbrojti shefin e tij me arsyetimin në deklaratën e tij për media duke vlerësuar se ”asgjë nuk i bashkon më shumë shqiptarët sikur urrejtja ndaj presidentit Vucic, pasi ai pa dhimbje godet themelet e rrejshme të shtetësisë së Kosovës, që mbahen në shovinizëm, fabrikime dhe shpifje”.

Djuric vazhdon paturpësisht duke injoruar të gjithë historinë e këtyre 30 viteve të fundit së paku, e të thotë se “rrena nuk mundet me dhunë të imponohet si e vërtetë edhe sikur të thuhet mbi njëherë”.