Ndarje në APN, nëndega e saj e shkarkon kryesinë e posazgjedhur më pak se 24h nga zgjedhja e saj

Ndarje në APN, nëndega e saj e shkarkon kryesinë e posazgjedhur më pak se 24h nga zgjedhja e saj

Reagim - Nëndega e Apn-së në Bukurocë

Nëndega e Apn-së në Bukurocë e zgjedhur në vitin 2016 nga popullata gjithperfshirëse ku arriten te i grumbullojm mbi 200 vota, reagon ndaj mënyrës së zgjedhjes se kryesisë se re me datë 08.12.2019 në ambinetin e restorantit “ Te Vila Letafet 1936 “ në Preshevë

Përmes këtoj reagimi shprehim paknaqesinē tonë fillimisht për vendin e caktuar per mbajtjen e mbledhjes , pasi që ne fshatin tonë çdohere mbledhjet e seciles parti janë mbajtur në ambinetin e shkollës BL.Bukurocë dhe çdohere kemi qenë mikpritës , pasi partit themelohen nga qyetaret e komunës tonë.

Gjithashtu nëndega e Apn-së në Bukurocë numron rrethe 30 antarë te propozuar komform rregulloreve nga partia jonë , ku kemi pas si parim përfaqësues nga 2 antare nga cdo familje.

Kryesia e zgjedhur ne vitin 2016 shpreh pakanqësi gjithashtu edhe ne menyren e ftesave per njerzit e caktuar e të selektuar.

Ne sot në këtë mbledhje urgjente( 09.12.2019 ) , fillimisht kemi debatuar për mënyrën tinzare të ftesave tek personat e caktuar , dhe si shumicë absolute që jemi këtu prezent kemi hedhur në votim kryesine re e zgjedhur tek resturnat “ Villa Letafet 1936 “ ( 08.12.2019 ) , e cila unanimishte u shkarkua.

Pas kësaj situate kaotike dhe paknaqësive te banorëve të fshatiti Bukurocë dhe kryesisë te vitit 2016 , nëndega “ Legjitime “ e vitit 2016 do te organizoj takim me qytetaret e fsh Bukuroce dhe do ti ftoje ne mbledhjen e hapur te dates 10.12.2109 ne ora 18:00 dhe ftojm publikishte kryeatrin z.Shqiprim Arifi , kryesinë e Apn-së, të prezentojnë dhe të jap llogari për këtë çeshtje
“ Delilkate “ në takim me nendegen e Apn-së të vitit 2016 dhe banorët e fshatit tonë.