Nutella sapo ndryshoi recetën dhe të gjithë janë të revoltuar

Kombinimi i çokollatës me lajthi është ajo çfarë e bën Nutella-n të preferuarën....

Kombinimi i çokollatës me lajthi është ajo çfarë e bën Nutella-n të preferuarën e shumë njerëzve. Prej vitesh shija e saj ka qenë e pandryshuar duke bërë që blerësit dhe fansat e kësaj çokollate të ishin stoik. Por duket se pas kaq shumë vitesh Nutella vendosi të ndryshoj recetën e saj klasike.

Ndryshimi i recetës konsiston në shtimin e sheqerit dhe të qumështit gjë që vihet re si në ngjyrë ashtu edhe në shije. Reagimet nga konsumatorët ishin të shumta, pasi në “Twitter” të gjithë kanë shprehur pakënaqësitë nga ky ndryshim. Vetë kompania “Ferrero” është justifikuar me idenë se ndryshimi ishte i nevojshëm pas një kohe kaq të gjatë. Mbetet për t’u parë se çfarë rezultati do të ketë në shitje ndryshimi i kësaj recete.