Shënohet 100 vjetori I lindjes së Akademikut Idriz Ajetit

Shoqata për Trashigimi dhe krijimtari kulturore në Luginë të Preshevës organizon Konferencë...

Shoqata për Trashigimi dhe Krijimtari Kulturore organizoi konferencë shkencore në nderë të shënimit të 100 vjetorit të lindjes së Akademik Idriz Ajetit. 

Kjo konferencë u mbajt në Bajë të Sijarinës në Komunë të Medvegjës. Në këtë konferencë morën pjesë profesorë, doktorë dhe studiues të ndryshëm të jetës dhe veprimtarisë së Akademikut Idriz Ajetit.

Gjatë kësaj konference u lexuan disa kumtesa kushtuar jetës dhe veprimtarisë shkencore të Akademikut.

Programi u hap fillimisht me fjalët përshëndetëse nga ana e organizatorëve dhe me ndarjen e një  mirënjohje të veçantë për Akademikun Idriz Ajetin, të cilën mirënjohje e  pranoi nipi I tij pasi që vetë Akademiku e kishte të pamundur që të merrte pjesë. Më pas u lexuan edhe disa kumtesa nga: Z.Rexhep Abazi “Kontributi i Akademik Idriz Ajetit në zhvillimin e kulturës së gjuhës dhe të shkollës shqipe”, Prof. Dr. Isak Shema  “Veprimtaria arsimore, kulturore dhe shkencore e Akademik Idriz Ajetit”, M.A Fatlum Hetemi “Kontributi i Akademik Idriz Ajetit në zhvillimin e kulturës së gjuhës dhe të shkollës shqipe” në mungesë të tij u lexua nga I ati I tij profesor i gjuhës shqipe Z.Qenan Hetemi, Z.Gani Krasniqi “Akademik Idriz Ajeti - 100 vjet në shërbim të gjuhës shqipe”, dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme  ishte kumtesa e shkrimtarit Rrahman Hyseni “ Akademik Idriz Ajeti- burrë I denjë I kombit”.

Gjatë konferencës falënderim i veçante dhe mirënjohje i’u ndanë profesorëve të cilët ishin të ftuar në këtë takim. Znj.Lemë Xhema dhe  kryetari I Shoqatës për Trashigimi dhe Krijimtari Kulturore Z.Xhemaludin Salihu u shprehën shumë të kënaqur me organizimin dhe  pjesëmarrëit.

Gjithashtu Z.Rexhep Abazi I’u është falënderues ndaj të gjithë atyre që dhanë kontribut dhe tha se Medvegja gjithmonë ka qenë një shembull I vlerave kulturore duke pasur një figurë siç është Akademik Idriz  Ajeti.

Prof.Dr.Isak Shema tha se kjo ishte  një konferencë mëse e nevojshme ku profesorët në mënyrë të denjë e paraqitën krijimtarinë shkenocre të Akademikut.

Organizatorët u shprehën se kjo nuk do të jetë konferenca e vetme pasi që kemi dhe shumë akademik të tjerë për të cilët duhet organizuar aktivitete të tilla në Luginë të Preshevës.