Avnija Hafuzi nga Presheva dekorohet në Hungari me titull ''Për kontributin ndaj qytetarëve të Somogyit''

Avnija Hafuzi nga Presheva dekorohet në Hungari me titull ''Për kontributin ndaj qytetarëve të Somogyit''

E hëna, datë 6 Janar 2020,  dita e festës më të madhe  të qarkut të Somogyit , nisi me ngritjen e flamurit dhe më pas vazhdoi me ceremoninë festive të organizuar  në sallën kryesore pranë zyrave të këtij qarku në qytetin e Kaposvarit.

Me rastin e 522-vjetorit të  të akordimit të dekoratës së qarkut me  titull "Për kontributin ndaj qytetarëve të Somogyit",  Presidenti i Asamblesë së Qarkut të Somogyit z. Biro Norbert  ia dorëzoi këtë dekoratë  Avnija Hafuzit , Kalorës Mbreti, Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Hungari, Ambasador i Paqes ,  President i Federatës Botërore të Karatesë( IJKA)

Z. Avnija Hafuzi gjatë zhvillimit të ceremonisë u takua dhe me Kryetarin e Bashkisë së Kaposvarit, z.Szita Karoly, i cili e uroi me rastin e marrjes së dekoratës.

Avnija gjatë ceremonisë u shoqërua nga Hortobagyi Ferenc, që ka bashkëpunuar ngushtë në organizimin e ndarjes së ndihmave gjatë viteve.

Një takim të veçantë për Avnija Hafuzin rezervoi edhe Dr.Gyenesei Istvan, ish ministër, ish deputet i parlamentit hungarez dhe tashti anëtar i Asamblesë së Qarkut të Somogyit.

Ai vlerësoi mjaft faktin që për dhënien e kësaj dekorate të rëndësishme zotit Hafuzi,në Asamble u votua njëzëri.