Pas rëzimit aeroplanit ukrainës në Teheran, që la të vrarë 176 njerëzit që ishin në bord, ministri i jashtëm i Ukrainës ka thënë se Irani i ka premtuar se do i dorëzojë kutitë e zeza të aeroplanit.
Këto kuti të gjetura në rrënojat e këtij aeroplani të qëlluar nga raketat balistike të Iranit, do dorëzohen në Ukrainë.
Ukraina do marrë pjesë në bisedime në Londër për të diskutuar veprimet e mundshme juridike kundër Iranit, pasi doli që forcat iraniane goditën aksidentalisht këtë aeroplan, gjjatë sulmit të tyre ndërsa po gjuanin në një bazë ushtarake amerikane.
Ai shtoi se sugjerimi se aeroplani po fluturonte rreth një zonë shumë të ndjeshme ushtarake, dhe për këtë arsye është qëlluar, është shumë i pakuptimtë.
Sulmi ndaj aeroplanit ndodhi në kohën kur Irani po hakmerrej ndaj SHBA’ve për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.