z.Mehmeti i përgjigjet Shqiprim Arifit: ''Në emër të Preshevës duhet t’i kërkoni falje qytetarëve të saj për MASHTRIMIN''

Zv.Kryetari i KKSH-së z.Enver Mehmeti i'u është përgjigjur Shqiprim Arifit ku në profilin e tij në facebook ka shkruar:

Në emër të Preshevës duhet t’i kërkoni falje qytetarëve të saj për MASHTRIMIN që e keni bërë,për fabrikat,për profesionalizmin për nepotizmin,për keqpërdorimin,për blerjen e këshilltarëve,për kapjen dhe mbylljen e mediave shqipe, për zvogëlimin e mjeteve për KKSH me të cilat goditni arsimin,informimin,kulturën e përdorimin e gjuhës shqipe,përveç që keni rritë gabimet e të këqijat,qeverisni Preshevën me SNS.

Për vlerësime të profesorëve Universitar s’keni kapacitet as përgatitje,me arritjen e juve “akademike”nuk mundeni me punu askund në shtet ligjor përvec kryetar komune.
Fatkeqësisht derisa ka zbrazëti juridike për kriter të kësaj pozite “shfrytēzone rastin”.

Mendësia e mashtrimit dhe papjekurisë politike ja marrin më të shtrejtën (kohën) qytetarit duke pritur ju me u “pjekë”.
E ardhmja e qytetarëve nuk është “lojë fati”.