Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Bujanoc, kanë arrestuar një mashkull (1991) me dyshimin se kanë kryer vepër penale të dëmtimit të rëndë trupor, vjedhjes, si dhe mbajtjes pa leje të lëndëve narkotike, thuhet nga Drejtoria e Policisë në Vranjë.
I arrestuari, dyshohet se më 5 shkurt në Bujanoc, pas një diskutimi të shkurtër, ka goditur në mënyrë të përsëritur me një çekan metalik në kokë dhe trup, një burr shtatëdhjetë e tre vjeçar, ku më pas i’a morri edhe paratë nga xhepat, ndërsa viktima mbeti me lëndime të rënda trupore.
Gjithashtu, duke kontrolluar të dyshuarin, policia gjeti para dhe më shumë pilula në listën e substancave psiko-aktive.
Të dyshuarit i’u shqiptua mbajtja 48 orë, pas së cilës ai do të dërgohet në prokurorinë kompetente me një ankesë penale, njofton policia./