Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë të dhënë për mediat serbe është marrë pothuajse me të gjitha premtimet e dhëna të Albin Kurtit të cilat ndërlidhen me Serbinë dhe dialogun. Sa i përket premtimeve të Kurtit, Vuçiq thotë se “gjërat nuk janë aq të thjeshta sikur je në opozitë dhe fletë pa përgjegjësi”. Teksa ka folur për premtimin e Kurtit për zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Vuçiq thotë se ai duhet të gjejë diçka për t’i ofruar popullit në Kosovë. Megjithatë potencon se nuk mund të ketë reciprocitet pasi që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet. Paralajmërimit nga qeveria e Kurtit për heqje të taksës Vuçiq i sheh si lajme të mira, pasi sipas tij një vendim i tillë i ka shkaktuar dëme të mëdha Serbisë. Ndryshe, kryeministri Kurti tha se Qeveria e tij së shpejti do ta vendos masën e reciprocitetin me Serbinë, e pas saj do të hiqet dorë nga taksa.
Vuçiq i përgjigjet Kurtit: S’mund të vendosni reciprocitet, nuk iu njohim si shtet

Vuçiq i përgjigjet Kurtit: S’mund të vendosni reciprocitet, nuk iu njohim si shtet