Shqipëria mban numrin më të madh të personave në kërkim në të gjithë Ballkanin. Sipas të dhënave të Interpolit (Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale) ku aderojnë 192 shtete të botës, vërtetohet së policia shqiptare ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 160 persona.
Midis personave të shpallur në kërkim është edhe ish-oficeri i antidrogës i policisë shqiptare, Dritan Zagani. Ky i fundit është bërë i njohur pasi e denoncoi Saimir Tahirin, asokohe ministër i Brendshëm i Shqipërisë, si të lidhur me vëllezërit Habilaj nga Vlora, të arrestuar në Katania të Italisë për trafik droge.
Ish-oficeri Dritan Zagani është arrestuar në Shqipëri më 3 maj të vitit 2014 me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohej për dekonspirim të operacioneve antidrogë.
Por Gjykata e Apelit në Vlorë e ka zbutur masën e arrestit të Dritan Zaganit duke i dhënë “arrest shtëpie”. Duke përfituar nga kjo masë arresti, Zagani është arratisur në Zvicër, ku ka fituar edhe azil politik, megjithatë nuk është hequr nga listat e Interpolit