Chelsea thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech nga Ajaxi

Chelsea thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech nga Ajaxi

Chelsea raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech nga Ajaxi në verë.

Mediat holandeze e japin të kryet transferimin e yllit maroken në Stamford Bridge gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

Sipas mediumit De Telegraaf, Blutë kanë tashmë një marrëveshje gojore me Ajaxin për transferimin e lojtarit.

Transferimi i Ziyechit në verë do t’i kushtoj arkave të klubit londinez plot 45 milionë euro.

Ndryshe, lojtari është duke e përjetuar një super-sezon, pasi deri më tani ka kontribuar me gjashtë gola dhe 12 asistime në Eredivisie këtë sezon.