Policia turke ka arrestuar në Ankara 101 persona si të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik dhe lëshoi urdhërarreste për 245 të dyshuar të tjerë në kryeqytetin e Turqisë.
Agjencia Anadolia raporton se 1.500 policë po marrin pjesë në një operacion në mbarë Ankaranë.