Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po vazhdon vizitat e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tani ka filluar takime me agjenci të Qeverisë Amerikane.
Thaçi pas takimit me kongresistin amerikan Eliot Engel, ka bërë edhe një takim me agjencinë e pavarur të Qeverisë Amerikane, International Development Finance Corporation.
Ai ka thënë IDFC është e gatshme për ta mbështetur Kosovën në zhvillimin ekonomik të saj, kah investimet dhe prosperiteti i të ardhmes për qytetarët e vendit.
Ai është takuar me Adam Boehler, i cili është drejtor i “Development Finance Corporation”.
“Kosova është shtet i ri me potenciale të mëdha, me fokus kah e ardhmja, kah zhvillimi ekonomik, kah investimet dhe kah prosperiteti për qytetarët tanë. International Development Finance Corporation është agjenci e pavarur e Qeverisë Amerikane, që ofron financim për projekte zhvillimore dhe është gjithmonë e gatshme për ta mbështetur zhvillimin ekonomik në Kosovë “- tha Thaçi.