• E mërkurë / Jul-23 19:34
  • Kontakt

Pamjet e sirianëve në detin grek troditën botën, reperi shqiptar: A ki zemër o fotograf?

Pamjet e sirianëve në detin grek troditën botën, reperi shqiptar: A ki zemër o fotograf?

Imazhet e imigrantëve sirianë duke tentuar të futen në Greqi, po bëjnë xhiron e botës.

                                                                                                                

Gjatë tentimit për të zbarkuar nga një barkë në Greqi, një fëmijë sirian ka humbur jetën, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, situata ka vazhduar të tensionohet pas përhapjes së imazheve rrëqethëse të sirianëve në bregdetin grek.

Pamjet tronditëse kanë shkaktuar reagime të shumta, e shumë prej tyre  kritikojnë fotografët që derisa gjetën kohë për të shkrepur fotografitë  do të mund t’iu viheshin në ndihmë atyre.

Fotografia e një prindi që po mbante në dy duart fëmijët për t’i  shpëtuar nga rrëmbimi i valëve të detit, ka thyer zemrat e të gjithëve.

Reperi Getinjo,  me anë të një postimi në rrjete sociale, ka reaguar duke thënë se fotografi ka dashur vetëm të marrë vëmendje.

“Si ka mundesi me bo dikush foto ne kete rast? A ki zemer o fotograf?  Apo veq ki anderr me te dhez fotoja neper bote?”, ka shkruar ndër të  tjera ai.