Sindikata e policisë në Preshevë organizon aksion për dhurimin e gjakut. Ky aksion organizohet për herë të tretë me radhë në përvjetorin e vdekjes së kryeshefit të Stacionit policor në Preshevë, Avdi Bajrami.
Ky aksion organizohet më 6 mars.2020 dhe ftohen që edhe qytetarët e komunës së Preshevës ti përgjigjen pozitivisht apelit për dhurim vullnetar të gjakut, sikur që vepruan dy vitet e kaluara ku u dhurua sasi e konsiderueshme e gjakut si nga ana e punonjësve të policisë ashtu edhe nga qytetarët e komunës së Preshevës.