• E mërkurë / Jul-23 19:36
  • Kontakt

Vuçiq: Uashingtoni po e kërcënon seriozisht Albin Kurtin për të hequr taksën

Vuçiq: Uashingtoni po e kërcënon seriozisht Albin Kurtin për të hequr taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Uashingtoni është  serioz në lidhje me heqjen e taksës nga autoritetet në Kosovë.

Ai madje ka thënë se qendra kryesore botërore është duke e kërcënuar  seriozisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e taksës,  shkruajnë mediat serbe.

“Uashingtoni është absolutisht serioz në kërkesën e tyre që taksa të  hiqet dhe unë jam mirënjohës për njerëzit në Shtëpinë e Bardhë dhe  Departamentin e Shtetit”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai ishte i  sigurt se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë këtë presion.

Ai ka folur edhe rreth mundësisë së njohjes së Kosovës nga Serbia.

“Nuk ka asgjë në ultimatumin e Prishtinës që ne ta njohim Kosovën dhe  të mos marrim asgjë”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq  sot në Novi Sad, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me  “përgjigjen e Serbisë ndaj të ashtuquajturit ultimatum nga qeveria në  Kosovë”.

“Le ta bëjë Prishtina punën e vet, ne tonën – kështu që le të shohim  se kush është më i suksesshëm”, citohet të ketë thënë më tej Vuçiq.