• E mërkurë / Jul-23 19:47
  • Kontakt

Osmani: Heroizmi i Adem Jasharit, u shndërrua në frymëzim për të rinjtë e Kosovës

Osmani: Heroizmi i Adem Jasharit, u shndërrua në frymëzim për të rinjtë e Kosovës

Kryetarja  e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në manifestimin qëndror  për nder të Epopesë së UÇK-së në kazermën “Adem Jashari”.

Osmani tha se sot, Jashari kujtohet me  dhembje e krenari, ngase siç u shpreh ajo, komandanti legjendar u  shndërrua në frymëzim për të gjithë të rinjtë e Kosovës, shkruan  lajmi.net.

“22 vjet më parë në Prekaz, familja Jashari po luftonte të mbronte  krejt Kosovën ndaj një regjimi shfarosës. Sot, nga kazerma e kujtojmë me  dhembje mirëpo edhe me krenari të madhe Adem, Hamzë e Shaban Jashari,  mirëpo edhe çdo dëshmor që dha jetën për lirinë e Kosovës. Me heroizmin e  tij, komandanti Adem Jashari u shndërrua në frymëzim për të gjithë të  rinjtë të Kosovës”, tha Osmani.

Osmani tha se pjesëtarët e FSK-së, sot janë reflektim i sakrificës së  familjes Jashari, dhe kjo sipas tij shihet çdo ditë nga qytetarët e  Kosovës.

“Ai u shndërrua në shembull të sakrificës. Të dashur pjesëtarë të  FSK-së, ju gëzoni besimin për rolin dhe përgatitjen profesionale që ju  posedoni. Ky vlerësim nga qytetarët është se ata tek ju shohin garancën e  Adem Jasharit, që lanë amanet që asnjë pëllëmbë e territorit të Kosovës  mos të preken”, tha Osmani.