• E mërkurë / Jul-23 19:36
  • Kontakt

Ragmi Mustafa: Adem Jashari si askush tjetër është sinonimi dhe simboli i njeriut të lirë

Ragmi Mustafa: Adem Jashari si askush tjetër është sinonimi dhe simboli i njeriut të lirë

Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa, përmes një postimi ka kujtuar 22 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht sakrificën e familjes së Jasharajve

Postimi i plotë

Sot është 5 Marsi, dita e UÇK-së.

Adem Jashari si askush tjetër është sinonimi dhe simboli i njeriut të lirë.

Pikërisht, sakrifica e familjes Jashari në krye me kryekomandantin Adem Jasharin mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar dhe bënë atë që askush në botë nuk e kishte bërë, sakrificën më sublime për lirinë dhe bashkimin kombëtar.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kombit!
Lavdi!
RM