• E mërkurë / Jul-23 19:31
  • Kontakt

Berlusconi ndahet nga partnerja pas 12 vjetësh, nis lidhje me një grua 53 vjet më të re se ai

Berlusconi ndahet nga partnerja pas 12 vjetësh, nis lidhje me një grua 53 vjet më të re se ai

Fotot që tregonin Silvio Berlusconin, 80-vjeçar, me Marta Fascinan, në Zvicër, të publikuara nga Diva dhe Donna janë pasuar nga një komunikatë për shtyp që ka zyrtarizuar ndarjen e ish kryeministrit italian me Francesca Pascale.

Ja kush është Fascina, deputetja e Forza Italias, 30 vjeç, me një të shkuar në zyrën e shtypit të Milanit.

Një scoop i Diva dhe Donna ka zbuluar frekuentimin mes Silvio Berlusconit dhe Marta Fascina, deputete e Forza Italia që rezulton të jetë e fejuara e re e Berlusconit.

Kjo është komunikata për shtyp që zyrtarizon ndarjen mes Berlusconit dhe Pascale: Pas artikullit të Diva dhe Donna të publikuar këtë mëngjes kanë shpërthyer thashethemet për Presidentin Silvio Berlusconi dhe zonjën Francesca Pascale. Prandaj na duket e përshtatshme të konfirmojmë se një marrëdhënie miqësie e vërtetë vazhdon të ekzistojë mes Silvio Berlusconit dhe Francesca Pascale, por që nuk ka më asnjë lidhje sentimentale mes çiftit.

Francesca Pascale dhe Silvio Berlusconi u ndanë pas 12 vjetësh.