Bill Clinton tregon për herë të parë pse kreu marrëdhënie seksuale me Monica Lewinskyn, dhe e tradhëtoi gruan e tij, Hillaryn

Bill Clinton tregon për herë të parë pse kreu marrëdhënie seksuale me Monica Lewinskyn, dhe e tradhëtoi gruan e tij, Hillaryn

Bill Klinton ka treguar arsyen pse e kishte tradhëtuar Hillary Clinton me sekretaren e tij Monika Lewinsky, duke thënë se ajo tradhëti kishte ndodhur për ”të menaxhuar më lehtë ankthin”.

Bill zbuloi se në kohën kur u takua me Leëinsky, presioni i punës e bëri atë të ndjehej si një boksier i cili kishte kryer rreth 30 raunde, dhe ai e shikoi Leëinsky si ”diçka që do ta hiqte mendjen për një kohë nga problemet.”

Ai tregoj këto në një dokumentar për gruan e tij, i quajtur ”Hill Hillary”, ku ish zonja e parë tregon se në vijim të skandali çifti pësoi diçka të dhimbshme. Billi i kërkon falje Leëinsky në dokumentar, duke i thënë se ai u ndje tmerrësisht keq sepse jeta e saj ishte e përcaktuar nga afera e tyre. Por ai tha që prapë gjërat kthehen në normalitet, dhe kështu ajo duhet të vazhdonte punën e saj.

Ky skandal i ish Presidentit bëri që ai të hetohej. Por ai i mbijetoi gjyqit në Senat, dhe mbeti në detyrë gjatë mandatit të tij të dytë.  Hera e fundit që Bill foli për skandalin ishte viti 2018, por atëherë nuk deshi t’i kërkonte falje Lewinsky. Bill gjithashtu i kishte thënë Hillaryt se kjo tradhëti nuk kishte ndodhur, dhe se ishte gënjeshtër, kështu Hillary vendosi t’i besonte.

Ai tha në intervistë: ”Unë shkova dhe u ula në shtrat dhe bisedova me të. Unë i thashë saktësisht se çfarë ndodhi, kur ndodhi. Thashë që ndjehem tmerrësisht keq për këtë. Ne kemi kaluar mjaft gjatë viteve të fundit. Unë thashë që nuk kam mbrojtje, është e pafalshme ajo që bëra’ ’.

Ndërsa Hillary kur u pyet për këtë çështje, ajo tha para kamerave: ”Unë thjesht u shkatërrova. Nuk mund ta besoja. Unë isha kaq shumë e lënduar personalisht dhe nuk mund ta besoj këtë, nuk mund të besoj se keni gënjyer. ”

Hillary i tha Billit se ai ishte ai që duhej t’i tregonte vajzës së tyre Chelsea, e cila ishte në atë kohë 18 vjeç. Ai mendoi se ishte më keq sesa t’i tregonte gruas së tij dhe ai tha që të bësh këtë ishte ‘e tmerrshme ’. I pyetur pse ai ndërmori një rrezik të tillë me familjen, martesën dhe vendin e tij, Bill tha që ai nuk po mendonte për ato gjëra kur e mashtroi. Në vend të kësaj, presionet për të qenë në Shtëpinë e Bardhë e bënë atë të kërkonte një shpërqendrim.