PD dorëzon listën zgjedhore ''Partia Demokratike - Dr sc Nagip Arifi''

PD dorëzon listën zgjedhore "Partia Demokratike - Dr sc Nagip Arifi"

Anëtarë të Partisë Demokratike në Bujanoc kanë dorëzuar komisionit komunal zgjedhor dokumentacionin e nevojshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale më 26 prill të këtij viti me listën zgjedhore "Partia Demokratike - Dr sc Nagip Arifi".

 “Edhe kësaj here është dëshmuar se PD është parti e madhe, serioze, ka një elektorat lojal, i cili iu është përgjigjur thirrjes sonë për ta përkrahur listën e PD-së.  Në një afat rekord prej vetëm 9 orëve, PD ka arritur të grumbullojë rreth 1400 nënshkrime, të cilat kalojnë pragun prej 1230 nënshkrimeve”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Sipas këtij njoftimi PD edhe në këto palë zgjedhje do të dalë me 41 këshilltarë të mundshëm për kuvendin komunal.