Kryesia e Degës së PVD-së në Bujanoc, në mbledhjen e sajë, ka marr vendim që Lista zgjedhore për zgjedhjet lokale në Bujanoc të quhet "Partia për Veprim Demokratik - Driton Rexhepi" ndërsa moto e këtyre zgjedhjeve të jetë Bashkë mundemi.
Njoftohen anëtarët dhe simpatizuesit e PVD-së në Bujanoc se mbledhja e nënshkrimeve përkrahëse për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare fillon nesër, me fillim prej orës 10:00, në zyrën e PVD-së në Bujanoc.
Ftohen të gjithë qytetarët, anëtarët dhe përkrahësit e PVD që me nënshkrimin e tyre të përkrahin listën tonë për zgjedhje lokale dhe listën e përbashkët për zgjedhje parlamentare.