Te gjith jemi deshmitar te nje politike te deshtuar gati 30 vjeçare ne Luginë,sepse politikanet tan te vjetruar nuk çanin koken per ti zgjedhur problemet qe e rendonin ket vend me dekada,por,ata mendonin vetem si ti mbushin xhepat e tyre dhe si ti punsonin familjaret e tyre!
Askush smund ta mohoj se gjat qeverisjes se tyre vendi ynë mbeti vendi me i varfur sepse kjo klik shkatrroi ekonomin,sepse keta hiena shkatrruan gjitha ndermarjet publike shoqerore dhe pastaj ja falen militanteve te vet politik,shkatrruan sistemin arsimor duke emruar neper institucionet edukative drejtor te pa merituar e pastaj duke punsuar daja teze e balldeska pa kurfar kriteri. Si rezultat i ketyre papergjegjesive totale,lindi nje altrnativ ndryshe te cilen e perkrahen edhe nga brenda, por nje perkrahje te fuqishme gjeti tek vllezerit tanë nga dispora!
Por ç’po ndodh tani me kreret e ketyre udheheqesve te cilen e perkrahem me ter qenien? Diaspor po vezhgon çdo levizje! Ne kemi një mijë e një argumente nga e kaluara, të cilat na shtyjnë të jemi të paknaqur me gjendjen aktuale. Por siç duket ka ardhur koha që i gjithë ai angazhim i yni të përmendet e të përseritet shpesh
E gjitha me synim që tu rikujtohet harrestarëve të qëllimshëm se Mërgata është pjesa e një Atdheu e Atdheu është kudo ku ka mërgimtarë.
Ne sot, nuk do të lëshohemi shumë në historitë e shkuara dhe atë për të vetmin shkak se synimi ynë është të ecim përpara, të rikthejmë atë frymën masive e plotë elan në dobi të vendit, të zhvillimit dhe afirmimit të Lugines, nga mjediset ku jetojmë e punojmë.Ishim dhe do jemi kunder nepotizmit dhe perçarjes siç po ndodh koheve te fundit! Ne si mërgatë, me punën dhe angazhimin tonë konkret jemi bërë dëshmi e fortë në vendet e perëndimit, se shqiptarët janë popull i vyeshëm dhe i mirë.
Edhe pse korrupsioni e nepotizmi që mbretërojnë në institucionet e vendit tonë e kanë dëmtuar në masë të madhe imazhin tonë në botën perëndimore. E gjitha na ka kushtuar shumë, ndërsa në anën tjetër ne jemi të vetëdijshme se për të rikthyer këtë imazh kërkohet shumë punë dhe angazhim i yni i përbashkët.
Pra pse të mos fillojmë një ditë e më përpra që të angazhohemi në këtë drejtim?! Mergata ju perkrahu qe ju do të veproni me nder për të krijuar një frymë të besimit, bashkëpunimit e kontributit të përbashkët, në dobi të vendit dhe të ruajtjes së vlerave të tij,me njerez te merituar e te paster si loti,e jo Presheva te sundohet e te udhehiqet nga dy tre persona me lidhje farefisnore,kurse tjeret te shantazhohen e te disfalifikohen! Mergata shpresoi qe përmes punës suaj organizative,të afirmoi brezin e ri akademik, apo të rinjë të vullnetit të mirë si potenciali i jashtëzakonshëm për zhvillimin dhe demokratizimin e Vendit Kerkojm nga kreret e Komunes një frymë unifikuese dhe jo konfliktuoze.
Një afrim mes gjeneratave dhe mendimeve ndryshe e jo diferencim e linçim mes veti,ne te kunderten nuk do ta keni me perkrahjen e Mergates! Mërgata po e percjell me shqetesim perçarjen e krereve te Komunes dhe ne nga largesia do të jemi afër çdo qytetari i cili e ndjen vetën shqiptar i Lugines dhe i cili ka interes për të qenë pjesëtar aktiv i vendit. Për fund,kerkojm me urgjenc tejkalimin e interesave partiake nga ana e krereve te Komunes ,në te kuderten Mergata nuk do jet me me ju! Vetëm me punë konkrete dhe përkushtim serioz, ne do të dëshmojmë se jemi ndryshe dhe në cilën masë e duam vendin tonë! Atdheu, ka nevojë për çdo qytetar të devotshëm të tij!
Prandaj mendojm qe eshte koha e fundit qe kreret e komunes te reflektojn dhe t’i unifikojn qendrimet duke larguar lidhjet farefisnore nga komuna dhe duke ofruar rreth vete njerez te zotë te cilet jan te gatshem t’i shtyejn proceset perpara!Mërgata mendon se eshte koha e duhur për të rikthyer besimin në vlerat që ka vendi ynë të cilin çdo ditë si rrjedhojë e politikave grabitçare po e braktisin qytetarët e dëshpëruar. Eshte koha e fundit te reflektoni!