Amerikanët blejnë edhe armë për ‘t’u mbrojtur nga koronavirusi’

Amerikanët blejnë edhe armë për ‘t’u mbrojtur nga koronavirusi’

Ashtu si dyqanet ushqimore që janë zbrazur nga amerikanët e panikuar nga koronavirusi, armët dhe municionet kanë filluar të ‘’avullohen’’ gjithashtu.

Shitësit thonë se tërë kjo blerje po ndodh për shkak se njerëzit po ndihen kaq të dëshpëruar dhe ata duhet të sigurohen që janë të mbrojtur.

Disa nga njerëzit janë persona që blejnë për herë të parë një armë zjarri, të tjerët janë pronarë ekzistues të armëve që i shtojnë koleksionit të tyre ose grumbullojnë municione, derisa dyqanet janë duke u zbrazur, shkollat janë mbyllur  dhe ngjarjet e mëdha janë anuluar.

Shitjet po cilësohen si diçka shqetësuese nga kryetarët e këtyre zonave, të cilët po përpiqen vazhdimisht të kufizojnë qasjen në armët e zjarrit.

Shitjet e armëve në përgjithësi rriten në një vit zgjedhor, siç ndodhën në vitin 2016. Por këtë janar dhe shkurt të kaluar kanë kapërcyer vitin 2016 me afro 350,000 dollarë.

Betsy Terrell, një banore 61-vjeçare në Decatur, Xhorxhia, tha që ajo mendoi për vite me rradhë për blerjen e një arme dhe vendosi që më në fund të merrte një.

“Unë fillova të shoh njerëz që veprojnë në mënyrë të çuditshme. Kjo ishte pak shqetësuese, “tha ajo. “Ndihem se ka një trazirë të mundshme politike. … Është e frikshme. Vetëm tani e kam ndjerë këtë nevojë të madhe për t’u armatosur për tu mbrojtur. ”

Ed Turner, i cili zotëron një nga dyqanet e armëve tha se numri i njerëzve që prisnin për të blerë një armë ishte shumë i madh. Ai rreth 27 vite drejton këtë biznes.

‘’Unë kurrë nuk kam parë situatë të tillë më parë, kjo është vetë-mbrojtje, është panik, është sikurse duan ta thonë nuk jam në gjendje ta mbroj familjen time në një mënyrë tjetër përveç kësaj.’’