Kompania “Floil” informon për sasinë e bollshme të prodhimit të vajit për tregun e Kosovës.

Kompania “Floil” informon për sasinë e bollshme të prodhimit të vajit për tregun e Kosovës.

Pas paraqitjes së epidemisë së Koronavirusit është shfaqur edhe brenga se a do të ketë furnizim të mjaftueshëm me artikuj bazik, e një ndër to patjetër se është edhe vaji. Mirëpo, falë prodhuesit “Floil” konumatorët në Kosovë nuk kanë nevojë të shqetsohen sepse prodhimi në këtë fabrik po vazhdon normalisht dhe se do të prodhohen sasi të mjaftueshme.

Në njoftimin e kompanisë “Floil” thuhet:

Konsumatorë të nderuar,

Duke shpresuar se jeni mirë me shëndet, kompania e vajit Floil ju informon për sasinë e bollshme të prodhimit të vajit për tregun e Kosovës.
Marrë parasysh dukurinë që e cila po manifestohet me frikë, panikë dhe blerje, ju bëjmë thirrje për qetësim pasi puna në fabrikat tona të prodhimit nuk po ndalet.
Vaji Floil do ju shërbej cdo konsumatori ashtu sic u kemi shërbyer dhe u kemi qëndruar besnik deri tani.

Bashkë ne mundemi!