• E mërkurë / Apr-01 03:11
  • Kontakt

Avdullah Hoti zbulon detaje nga bashkëqeverisja me VV’në: Kurti nuk na lejoi të mendojmë ndryshe nga ai

Avdullah Hoti zbulon detaje nga bashkëqeverisja me VV’në: Kurti nuk na lejoi të mendojmë ndryshe nga ai

Anëtari i LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk pranonte që dikush brenda Qeverisë të mendojë ndryshe nga ai.

Hoti në Pressing ka thënë se Kurti nuk është i mësuar me partneritet dhe se sipas tij, ai ka menduar se LDK i shërben atij.

“Kurti nuk është i mësuar, nuk e pranon partneritetin me punu së bashku, ai ka kujtua se LDK është aty me i shërby atij. Ne nuk i kemi shërby asnjëherë, askujt, e kemi mbrojtë fytyrën tonë si parti politike”, tha ai.

Tutje, Hoti ka thënë se brenda Qeverisë Kurti nuk është lejuar mendimi ndryshe nga ai.

Kujtojmë se Kryeministri Kurti dje menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë, nënshkroi shkarkimin e Avdullah Hotit si zëvendëskryeministër.