Ndalimi i lëvizjes do të jetë në fuqi edhe këtë fundjavë nga ora 17:00 të premten deri të hënën ora 05:00, tha Presidenti serb Aleksandar Vucic.
Vuçiq tha që ekspertët thanë se nuk duhet të ketë lëshime për të paktën dy javë të tjera.
"Shumë do të zemërohen. Por unë i dëgjoj mjekët çdo ditë dhe ata janë në favor të zgjatjes së ndalimit të lëvizjes për të paktën dy javë, veçanërisht gjatë fundjavave kur turma është më e madhe. Sot kemi rezultate më të mira për shkak të fundjavave të mira të dy javëve të fundit", tha ai Vucic.
Ai shtoi se kur të kalojnë masat aktuale, të gjithë do të thonë se mund të ketë qenë ndryshe, por se ai ishte i lumtur që shteti ishte në gjendje të shpëtonte jetën e njerëzve përmes masave të tyre.
"Përmes izolimit dhe përgjegjësisë, ne kemi ruajtur popullatën tonë, mbi të gjitha prindërit. Unë jam mirënjohës për ata që e kanë kuptuar mirë.