Qeveria në detyrë ndan 500 mijë euro për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, për t’u përballur me COVID-19

Qeveria në detyrë ndan 500 mijë euro për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, për t’u përballur me COVID-19

Qeveria në detyrë ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike), në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Ndër vendimet që janë marrë në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar vendimin për mbështetjen financiare për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanocit dhe Komunën e Medvegjës në vlerën prej 500,000.00 € (pesëqind mijë euro) që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.