Kosova e kalon Shqipërinë me numrin e të infektuarve me koronavirus

Kosova e kalon Shqipërinë me numrin e të infektuarve me koronavirus

Kosova ka tejkaluar numrin e të infektuarave krahasuar me Shqipërinë edhe pse atje pandemia kishte filluar të shfaqet me herët si dhe numri i popullsisë është me i madh.

Shqipëria deri sot ka shënuar gjithsej 726 raste, ndërsa Kosova ka konfirmuar deri me tani gjithsej 731 raste me koronavirus.

Po ashtu, Shqipëria ka gjithsej 410 të shërua, që përkthyer ndryshe i bie trefishë më shumë sesa Kosova e cila shënon gjithsej 165 të shëruar nga ky virus.

Shqipëria rastet e para i ka shënuar 2 javë më herët se Kosova, ndërsa ka shënuar një rritje graduale të të infektuarve dhe vdekjeve me koronavirus.

Ndërsa sa i përket të vdekurve, në Shqipëri deri më tani janë shënuar 28 viktima, ndërsa në Kosovë deri me tani kanë vdekur 21 persona nga koronavirus.

Shqipëria ka marrë masa të menjëhershme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur kufijtë dhe duke kufizuar lëvizjen.