• E mërkurë / Sep-26 02:27
  • Kontakt

Vritet edhe një kosovar në Siri

Është vrarë edhe një kosovar në luftën në Siri, duke çuar në 76 numrin e të vrarëve në konfliktin atje.

I vrari është Betim Ibrahimaj nga Komuna e Istogut. Lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë bashkëshortja e Ibrahmajt e cila ishte së bashku me të në Siri.

Ajo përmes një bisede telefonike ka njoftuar prindërit e Ibrahimajt, se Betimi është vrarë.

“Gazeta Blic”, nga burimet e saj mëson se familja e Brahim Ibrahimajt me të marrë lajmin, ka hapur edhe të pamën e cila ka përfunduar gjatë javës së kaluar.
Lajmin për vrasjen e këtij kosovari, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tregoi se tashmë policia ka informacione për vrasjen e Betim Ibrahimajt, por për shkak të situatës në Siri, nuk kanë ende ndonjë dokumentacion.

“Policia e Kosovës, nga burimet të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi, mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, policia nuk posedon ndonjë dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”, tha Hoxha.

Ndryshe, Ibrahimaj ishte kthyer në Kosovë dhe ishte përballur me ligjin në rastin e njohur si ‘Liqeni i Badovcit’, por ai kishte arritur të arratisej sërish.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48