z.Kamberi: Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës, Ju uroj nga zemra festën e Fitër Bajramit.

z.Kamberi: Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës, Ju uroj nga zemra festën e Fitër Bajramit.

Sot po përmbyllim muajin e Ramazanit, muajin e sakrificës dhe adhurimit. Besimtarët musliman gjatë këtij muaji kufizuan lakminë ndaj ushqimit, për të lartësuar bujarinë e zemrave dhe mendjeve të tyre. 

Kaluam muajin e devotshmërisë dhe lutjeve ndaj Zotit Fuqiplotë. Shoqëritë e popujt e shkelur, siç janë Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk luten për mirësi e të mira vetëm në shtëpitë e tyre. Unë besoj shumë, që ne gjatë këtij muaji lutëm Zotin edhe për mirëqenie e begati, gjendje sociale e ekonomike më të zhvilluar për tërë Luginën e Preshevës, e në përgjithësi për Shqiptarët anekënd botës.

Të rrespektuar qytetarë të Luginës së Preshevës,

Uroj që festa e madhe e Fitër Bajramit të na shërbejë si udhërrëfyes i përhershëm se si jeton e vepron njeriu i devotshëm e i përkushtuar, duke ftuar kështu në paqe, tolerancë e dashuri ndërvllazërore, ashtu siç na urdhëron edhe Zoti i Lavdëruar. Me shpresë që, në të ardhmen këto virtyte të na kthehen në praktikë të përhershme jete, si mënyra e vetme e përballjes me problemet e brengat e përbashkëta që çdo ditë na preokupojnë. 

Gëzuar! Me fat FITËR BAJRAMI!

Partia për Veprim Demokratik

Shaip Kamberi, kryetar