Në hulumtimin e realizuar nga organizata "Transparentnost Srbija" lidhur me indeksin e transparencës të qeverisjeve lokale të publikuar nga USAID-i Amerikan, shihet qartë që nga 145 vetqeverisje lokale, Komuna e Preshevës është pothuajse në fund të listës, respektivisht në vendin 141 për mungesë të transparencës.
Indikatorët kanë qenë të shpërndarë në tetë kategori:
1.Kuvendi dhe Këshilli Komunal,
2.Buxheti,
3.Komuna dhe qytetarët,
4.Qasja e lirë e informatave,
5.Prokurimet publike,
6.Informimi mbi punën e pushtetit lokal,
7.Ndërmarrjet publike dhe
8.Diskutimet publike.
Nga kjo paraqitje shihet qartë se menaxhimi i Komunës së Preshevës nga kjo shumicë qeverisëse, është fund e krye jo transparente e mashtruese dhe si të tillë, nuk e meritojnë qytetarët e Komunës së Preshevës.
#Marre