Kosova falënderon 115 shtetet që e kanë njohur

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi para zyrës së tij ka vendosur një simbol me numrin 10-të me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë simbol janë të përfshirë të gjithë flamujt e shteteve të cilat e kanë njohur Kosovën, duke ia shtuar edhe falënderimet në gjuhën e tyre.

Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ ka thënë për lajmi.net se kjo ka qenë një formë simbolike e shprehjes së mirënjohjes për shtetet që e kanë njohur Kosovën.

“Kjo ikonë sot është vendosur në Presidencë, të ngjashme prej nesër do të vendosen edhe në kabinetin e kryeparlamentarit Veseli dhe të kryeministrit Haradinaj. Është një formë simbolike e shprehjes së falënderimit tonë për njohjen dhe për përkrahjen e vazhdueshme të këtyre shteteve”, ka thënë Behramaj.