Kamenicë, rrah gruan e djalit të tij, e bën për spital

Gjatë ditës së djeshme në Kamenicë është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën e gjinisë femërore (gruan e djalit të tij).

Viktima pas rastit ka pësuar lëndime trupore, dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.